Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur të shqyrtojë kandidaturat që ka pranuar për postin e selektorit të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga FFK-ja të enjten.
Muajin e kaluar FFK-ja u nda me Bernard Challandesin, ndërsa në dy ndeshjet e këtij muaji përfaqësuesen e drejtoi slloveni Primozh Gliha.
Selektori i ri pritet të emërohet deri në fillim të vitit të ardhshëm.
“Komiteti Ekzekutiv diskutoi dhe trajtoi një varg emrash mjaft të mirë për postin e përzgjedhësit të Kombëtares A, pas shkëputjes së bashkëpunimit me përzgjedhësin Challandes. Në këtë drejtim Komiteti Ekzekutiv i FFK-së me kujdes të veçantë do të shqyrtojë dhe analizoi çdo kandidaturë të mundshme, në mënyrë që në fillim të vitit të ri, FFK-ja të ketë njeriun e duhur që do ta drejtojë Kombëtaren A”, thuhet në një njoftim të FFK-së, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të saj.
-
FFK-ja të mërkurën pritet ta zyrtarizojë selektorin e ri
-
Në FFK të befasuar me numrin e madh të trajnerëve që synojnë ta udhëheqin Kosovën
-
Slloveni Primozh Gliha, kandidat për ta drejtuar Kosovën
-
FFK-ja konfirmon se do të ndryshojë trajnerë të përfaqësueseve
-
Foda në krye të Kosovës edhe për dy vjet të tjera