Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me selektorin Franco Foda.
Gjermani Foda vlerësohet shumë lartë për punën që po e bënë. Ai është në krye të përfaqësueses A të Kosovës nga 17 shkurti i vitit të kaluar.
"Federata e Futbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftoi se ka zyrtarizuar edhe formalisht marrëveshjen e mëhershme me përzgjedhësin Franco Foda për të vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite. Kontrata që konfirmon qëndrimin e Fodas në krye të ekipit kombëtar është nënshkruar zyrtarisht nga Presidenti Agim Ademi dhe përzgjedhësi Franco Foda, ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar në muajin tetor, përkatësisht me datën 6, duke formalizuar edhe në mënyrë zyrtare marrëveshjen e arritur paraprakisht", shkruan në njoftimin e FFK-së.
"Me marrëveshjen e re, Foda do t’ i prijë kombëtares së Kosovës deri në fund të vitit 2027, me mundësi vazhdimi automatikisht në rast të kualifikimit në Kampionatin Evropian të vitit 2028".