Pas rezultateve pozitive në kualifikimet për Botërorin 2026, Franco Foda ka zbuluar dëshirën për të qëndruar më gjatë te Kosova.
Gjermani 59-vjeçar në një deklaratë për “Kicker” të enjten ka konfirmuar se vazhdimi i kontratës është në tavolinë.
“Kjo është e vërtetë, bisedimet janë duke vazhduar. Dhe si Federata ashtu edhe trajneri duhet të jenë të kënaqur. Me mjedisin, profesionalizmin. Prandaj, është mjaft e mundur që unë të qëndroj në Kosovë për një kohë më të gjatë”, u shpreh Foda.
Trajneri gjerman ka kontratë deri në fund të korrikut 2026.
Ai u gëzua sukseseve të mëdha me Kosovën në kualifikimet për Botërorin 2026. Mposhti dy herë Suedinë dhe barazoi me Slloveninë. Ka një humbje me Zvicrën.
“Dardanët” kanë shtatë pikë në grup, katër më pak se vendi i parë Zvicra. Sllovenia ka tri pikë, ndërsa Suedia një.
Në nëntor, Kosova luan në udhëtim te Sllovenia ndërsa pret helvetët në Prishtinë. I mjafton barazimi ndaj sllovenëve për ta blinduar vendin e dytë.
Vendi i dytë çon në fazën plejof për kualifikim në Botëror.