Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FFK-ja të mërkurën pritet ta zyrtarizojë selektorin e ri

Të mërkurën pritet të bëhet zyrtar përzgjedhësi i ri i Kosovës në futboll. Pritet që përfaqësuesen e Kosovës në futboll ta drejtojë francezi, Alain Giresse. Është raportuar se 69-vjeçari të martën ka arritur në Kosovë.

Giresse ka karrierë të gjatë si trajner, ndërsa kryesisht ka punuar përzgjedhës i përfaqësueseve afrikane. Së fundi ishte i angazhuar në vitin 2019 te Tunizia.

Ndonëse FFK-ja zyrtarisht nuk ka njoftuar për selektorin e ri, ajo ka thirrur konferencë për shtyp për të mërkurën nga ora 13:00.