Sot po pritet të zyrtarizohet seleksionuesi i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës ka thirrur konferencë për media nga ora 13:00, ku pritet të zyrtarizohet seleksionuesi.
Edhe pse në njoftimin e FFK-së nuk është bërë i ditur qëllimi i kësaj konference, mendohet se ajo ka të bëjë me emërimin e trajnerit të ri të Kombëtares së Kosovës dhe emri që pritet të zyrtarizohet është francezi Alain Giresse.
Ai do të jetë pasues i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve jo të mira gjatë vitit 2021.
Alain Giresse në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar. Gjeorgjia, Gaboni, Mali, Senegali dhe së fundi edhe Tunisia janë ekipet kombëtare në të cilat ai ka ndërtuar karrierë dhe ka fituar përvojë.
Edhe
FFK-ja të mërkurën pritet ta zyrtarizojë selektorin e ri
Giresse po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG, Toulouse.
Dy sfidat e para për Giresen në krye të Kosovës do të jenë miqësoret e muajit mars ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos.