Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të shtunën prezantohet përzgjedhësi i ri i Kosovës

Agim Ademi

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të shtunën nga ora 14:00 do ta prezantojë përzgjedhësin e ri të Përfaqësueses.

Selektor i ri pritet të jetë gjermani Franco Foda. 57-vjeçari në karrierën si trajner ka udhëhequr Kaiserslauternin, Sturm Grazin, Zurichun dhe kombëtaren e Austrisë.

Foda do ta zëvendësojë sllovenin Primozh Gliha, të cilit i skadoi kontrata me të përfunduar cikli eliminator për “Euro 2024”.

Më herët Kosovën në gara kualifikuese e kanë drejtuar edhe francezi Alain Giresse, zvicerani Bernard Challandes dhe Albert Bunjaki.