Federata e Futbollit e Kosovës të premten ka ndarë rrugët me katër përzgjedhës të përfaqësueseve të Kosovës.
Bashkëpunimi nuk është vazhduar me Ramiz Krasniqin e Kosovës U19, Arsim Abazin e Kosovës U17, Kushtrim Munishin e Kosovës U19 (vajzat) dhe Arben Simitçiun e përfaqësueses A të Kosovës në futsall.
“KE analizoi dhe shqyrtoi punën dhe rezultatet e Kombëtareve U19 meshkujt, U17 dhe U19 të femrave si dhe Kombëtares A në futsall. Ndaj në bazë të rezultateve të treguara FFK-ja nuk do të vazhdojë bashkëpunimin me përzgjedhësit dhe bashkëpunëtorët e tyre, me Ramiz Krasniqin përzgjedhës i Kombëtares U19, me Arsim Abazin përzgjedhës i Kombëtares U17 të meshkujve, me Kushtrim Munishin përzgjedhës i Kombëtares U19 të femrave si dhe Arben Simitçiu përzgjedhës i Kombëtares A futsall. KE i falënderon për angazhimin dhe kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftim.
-
Agon Ramadani emërohet selektor i Kosovës në futsall
-
FFK-ja nuk ia vazhdon kontratën Afërdita Fazlijës, ndërpren bashkëpunimin me gjermanin Nees
-
Shala paraqet qëndrimin e FFK-së për Amir Rrahmanin
-
Kosova pa kapitenin e deritashëm dhe me talentin e madh të Bayernit
-
Për tërheqjen e Rrahmanit shkruajnë edhe mediumet ndërkombëtare