Vendimi i Amir Rrahmanit për t’u tërhequr nga ekipi përfaqësues i Kosovës ka marrë jehonë edhe në mediat e mëdha ndërkombëtare.
Mediumi i njohur sportiv “GOAL” i ka kushtuar një artikull të veçantë vendimit të ish-kapitenit të Kosovës, i cili ka njoftuar se nuk do t’i bashkohet përfaqësueses përderisa në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës mbetet udhëheqja aktuale.

Rrahmani, i cili për vite me radhë ka qenë një prej figurave kryesore të Kosovës, ka kritikuar ashpër drejtuesit e FFK-së.
Ai ka pretenduar se ndaj tij ka pasur sulme të vazhdueshme dhe të koordinuara, duke thënë se problemet brenda përfaqësueses nuk janë adresuar.
“GOAL” e ka vlerësuar vendimin e Rrahmanit si një goditje të madhe për Kosovën, veçanërisht duke pasur parasysh rëndësinë dhe përvojën e mbrojtësit në përfaqësuese.
Për vendimin e Rrahmanit ka shkruar edhe mediumi italian, “Football Italia”.

32-vjeçari që luan për Napolin ka 66 paraqitje me fanellën e Kosovës dhe shtatë gola të realizuar.