Amir Rrahmani është tërhequr nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Rrahmani, i cili ishte kapiten i Kosovës, ka bërë të ditur të martën se arsyeja e largimit të tij është udhëheqësia aktuale e Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit në rrjetin e tij social “Instagram”.
Rrahmani ka shtatë gola në 66 paraqitje me “Dardanët”.

Artikuj të ngjashëm
-
Akuza: Sulme e kërcënime ndaj Rrahmanit nga “persona kyç dhe të lidhur brenda FFK-së”
-
Për tërheqjen e Rrahmanit shkruajnë edhe mediumet ndërkombëtare
-
Largimi i papritur i kapitenit Rrahmani nga ekipi përfaqësues i Kosovës
-
Shala paraqet qëndrimin e FFK-së për Amir Rrahmanin
-
Foda flet për largimin e Rrahmanit, por fokusohet tek e ardhmja