Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj ankohet për 11 kartonët

Ferizaj

Klubi i futbollit Ferizaj ka vlerësuar se gjyqtari Burim Jahmurataj nuk ka qenë korrekt në ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Ndeshja e xhiros së 32-të të Superligës, e zhvilluar të dielën në Gjilan, përfundoi 1:1. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj ka publikuar një fotografi të lojtarëve të shumtë të ndëshkuar me kartonë të verdhë.

“Skuadra jonë u ndëshkua me plot 11 kartonë të verdhë, ndërsa kundërshtari, pavarësisht ndërhyrjeve të shumta dhe të ashpra, nuk u sanksionua në të njëjtën masë”, shkruan Ferizaj të hënën.

Sipas Ferizajt, gjyqtari Jahmurataj ka ndikuar direkt në rrjedhën e lojës.

“Gjatë gjithë takimit pati ndërhyrje të rënda nga ana e tyre, të cilat në shumë raste kaluan pa u ndëshkuar siç duhet. Ky standard i pabarabartë i gjykimit ndikoi dukshëm në rrjedhën e lojës dhe krijoi një ndjenjë padrejtësie në fushë. Po ashtu, një penallti e pastër në favorin tonë nuk u akordua, duke shtuar pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrimit”, shkruan Ferizaj.

Ferizaj, që lufton për mbijetesë, reagoi edhe të dielën pas ndeshjes, duke thënë se pa të drejtë iu anulua goli. Sipas këtij klubi, Gjilanit nuk është dashur t’i pranohet goli.

Ferizaj është në pozitën e parafundit me 34 pikë.

Gjilani zë vendin e pestë me 45 pikë.