Në minutën e 112-të Ferizaj fitoi penallti ndaj Gjilanit. Erion Sadriu humbi penallti. Portieri Agron Kolaj, priti gjuajtjen e Sadriut. Topi i pritur nga portieri i Gjilanit, Kolaj, përfundoi sërish në këmbët e lojtarëve të Ferizajt. Në aksionin e zgjatur, Ferizaj arriti të shënoj golin nëpërmjet Benato Bekima Claude.
Bekima shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 113-të të ndeshjes që u zhvillua të dielën në fushën me bari artificial në Gjilan, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj realizoi gol edhe në minutën e 68-të. Por pas rishikimit të situatës me VAR, goli i Betim Haxhimusës u anulua.
Tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt prej 90 minutave, Gjilani shënoi gol.

Për 1:0 realizoi me kokë Senad Jaroviq. Por Ferizaj arriti t’i barazojë shifrat me golin e realizuar me kokë nga Bekima.
Edhe
Ferizaj fiton një pikë me gol të minutës së 100-të
Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 34 pikë, kurse Gjilani në vendin e pestë me 45 pikë.
Gjilani në epërsi ndaj Ferizajt
Senad Jaroviq ka kaluar Gjilanin në epërsi ndaj Ferizajt.
Sulmuesi shtatlartë shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 82-të.
Ai realizoi me kokë.
Nuk shënohen gola as në Gjilan
Nuk ka pasur gola në Gjilan në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt.
Edhe
Ferizaj bie nga Superliga
Gjilani është duke luftuar për një vend që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ndërsa Ferizaj që është finalist i Kupës së Kosovës, garon për mbetje në Superligë.
Ky ballafaqim po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan dhe i takon xhiros së 32-të.