Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ferizaj bie nga Superliga

KF Ferizaj

Ferizaj nuk ka arritur ta siguroj mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll pas barazimit 3:3 ndaj Prishtinës të dielën.

Ferizaj golin e tretë e pranoi në minutat shtesë të ndeshjes që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të xhiros së 34-t të elitës kosovare të futbollit.

Golin e tretë për Prishtinën e shënoi sulmuesi i talentuar, Rin Ahmeti.

Ahmeti e shënoi edhe golin për 2:1 në minutën e 47-të.

Ahmeti në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë. 

Edhe Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh Sport Fitorja nuk mjafton, Llapi në barazh

Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Albin Krasniqit në minutën e 14-të.

Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.

Nëntë minuta më vonë, Ferizaj barazoi rezultatin.

Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të. 

Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.

Edhe Tjetër gol në Hajvali Futboll Tjetër gol në Hajvali

Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina shënoi golin e dytë nëpërmjet Ahmetit.

Ferizaj golin e barazimit 2:2 e shënoi nëpërmjet Betim Haxhimusa në minutën e 56-të, derisa epërsinë për 3:2 ia siguroi goli i Ade Ogunsit në minutën e 66-të.

Kur po shkonte ndeshja drejt fundit, në skenë doli sërish Ahmeti, i cili shënoi golin e barazimit 3:3.

Dy xhiro para fundit të edicionit aktual, Ferizaj mbetet me 36 pikë në vendin e parafundit. Dhe bashkë me Prishtinën e Re, edicionin e ardhshëm do të paraqiten në Kategorinë e Dytë, ndërsa Prishtina është tri pikë larg pozitës së tetë, pozitë që dërgon në barazh.

Edhe Prishtina në epërsi, shënon gol zëvendësuesi Ahmeti Futboll Prishtina në epërsi, shënon gol zëvendësuesi Ahmeti

Në vendin e tetë është Llapi me 43 pikë.

Ferizaj është finalist i Kupës së Kosovës. Më 21 maj luan në finale kundër Dukagjinit.

Lexo përditësimet tjera
superliga

Malisheva siguron Evropën, Ferizaj e Prishtina e Re bien nga Superliga