
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFerizaj bie nga Superliga
Ferizaj nuk ka arritur ta siguroj mbijetesën në Superligën e Kosovës në futboll pas barazimit 3:3 ndaj Prishtinës të dielën.
Ferizaj golin e tretë e pranoi në minutat shtesë të ndeshjes që u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të xhiros së 34-t të elitës kosovare të futbollit.
Golin e tretë për Prishtinën e shënoi sulmuesi i talentuar, Rin Ahmeti.
Ahmeti e shënoi edhe golin për 2:1 në minutën e 47-të.
Ahmeti në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë.
Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Albin Krasniqit në minutën e 14-të.
Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.
Nëntë minuta më vonë, Ferizaj barazoi rezultatin.
Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të.
Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.
Në fillim të pjesës së dytë, Prishtina shënoi golin e dytë nëpërmjet Ahmetit.
Ferizaj golin e barazimit 2:2 e shënoi nëpërmjet Betim Haxhimusa në minutën e 56-të, derisa epërsinë për 3:2 ia siguroi goli i Ade Ogunsit në minutën e 66-të.
Kur po shkonte ndeshja drejt fundit, në skenë doli sërish Ahmeti, i cili shënoi golin e barazimit 3:3.
Dy xhiro para fundit të edicionit aktual, Ferizaj mbetet me 36 pikë në vendin e parafundit. Dhe bashkë me Prishtinën e Re, edicionin e ardhshëm do të paraqiten në Kategorinë e Dytë, ndërsa Prishtina është tri pikë larg pozitës së tetë, pozitë që dërgon në barazh.
Në vendin e tetë është Llapi me 43 pikë.
Ferizaj është finalist i Kupës së Kosovës. Më 21 maj luan në finale kundër Dukagjinit.
Dukagjini e mposht kampionen
Dukagjini i Klinës ka arritur fitore shumë të rëndësishme të dielën në Klinë përballë kampiones së këtij edicioni në elitën e futbollit kosovar, Dritës.
Dukagjini në stadiumin “18 Qershori” fitoi 2:0 përballë skuadrës gjilanase.
Finalisti i Kupës së Kosovës shënoi për 1:0 me qendërmbrojtësin Besir Iseni në minutën e 19-të, ndërsa për 2:0 realizoi sulmuesi Altin Merlaku, në minutën e 41-të. Dukagjinit iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje në pjesën e parë.
Dukagjini me këtë fitore mbetet në pozitën e pestë me 45 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e gjashtë. Të dyja këto skuadra e kanë një pikë më pak se Prishtina që është e katërta, një më shumë se Drenica që është e shtata, dhe dy më shumë se Llapi që aktualisht është i teti, në zonën e barazhit.
Drita në pozitën e parë i ka 66 pikë.
Dukagjini më 21 maj do të luajë edhe në finale të Kupës së Kosovës ndaj Ferizajt, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ballkani fiton, Prishtina e Re bie në kategorinë e dytë
Prishtina e Re ka rënë nga elita e futbollit kosovar pas humbjes nga Ballkani.
Ballkani të dielën e mposhti Prishtinën e Re në shtëpi me rezultatin 3:2, në kuadër të xhiros së 34-t.
Prishtina e Re është në pozitën e fundit me 31 pikë, teksa kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit. Ballkani e zë vendin e dytë me 58 pikë.
Nedim Mekiq e kaloi në epërsi Prishtinën e Re në minutën e 18-të.
Ballkani i barazoi shifrat në 1:1 me golin që e shënoi Giovanni Ribeiro në minutën e 49-të. Pesë minuta më pas, Mekiq, shënoi sërish për epërsinë 2:1 të Prishtinë së Re.
Ballkani arriti ta barazoj sërish rezultatin në minutën e 69-të. Anel Shabanaxhoviq shënoi për 2:2.
Ndërsa golin e fitores 3:2 e realizoi Almir Kryeziu në minutën e 87-të.
Malisheva siguron Evropën pas fitores ndaj Drenicës
Malisheva e ka siguruar paraqitjen e tretw në kualifikimet e Ligës së Konferencës, pas fitores së thellë ndaj Drenicës.
Të dielën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, në xhiron e 34-t të elitës së futbollit kosovar, Malisheva fitoi 4:1.
Me këtë fitore, Malisheva e ka siguruar pozitën e tretë pasi i ka 10 pikë më shumë se Prishtina që është e katërta, dhe 11 më shumë se Dukagjini i pesti dhe Gjilani i gjashti. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, ndërsa Drenica rrezikon rënien pasi nuk është larg pozitës së barazhit.
Kampionia e Kosovës, Drita do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa Ballkani e Malisheva në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Pjesa e parë u mbyll 0:0, ndërsa në pjesën e dytë, golat e fitores për Malishevën i shënuan Assane Diatta në minutat 55-të dhe 81, Arlind Veliu në minutën e 76-të, dhe Xhemal Ibishi në minutën e 83-të.
Kreshnik Uka ndërkohë shënoi për 4:1 në minutën e tretë të kohës shtesë. Për Ukën ishte goli i 17-të në këtë edicion dhe është golashënuesi më i mirë aktualisht.
Drenica është në vendin e shtatë me 44 pikë, një më shumë se Llapi që është në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit. Drenica po ashtu e ka vetëm një pikë më pak se Dukagjini i pesti dhe Gjilani i gjashti.
Malisheva në edicionin 2024/25 ishte eliminuar nga Buduqnosti i Malit të Zi, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në këtë rreth të garës ishte eliminuar edhe në edicionin 2025/26.
Fitore e rëndësishme e Llapit ndaj Gjilanit
Llapi ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi të dielën e mposhti në udhëtim Gjilanin me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 34-t të elitës së futbollit kosovar.
Llapi mbetet në pozitën e tetë, të plejautit me 43 pikë. Gjilani bie në vendin e gjashtë me 45 pikë.
Arianit Hasani e kaloi në epërsi Llapin në minutën e tetë. Gjilani i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 15-të me supergolin e shënuar nga Armend Thaqi. Thaqi shënoi nga goditja e dënimit.
Hasani e shënoi golin e fitores 2:1 për Llapin në minutën e 27-të.
Ballkani në epërsi
Ballkani e ka përmbysur rezultatin ndaj Prishtinës së Re.
Golin për 3:2 në Suharekë e shënoi Almir Kryeziu, në minutën e 87-të.
Nuk ndalet Malisheva
Malisheva nuk ndalet së shënuari gola ndaj Drenicës.
Për 4:0 shënoi sulmuesi Xhemal Ibishi, në minutën e 83-të.
Ishte goli i gjashtë për të në këtë edicion.
Goli i Ibishit u pranua me VAR pasi dyshohej për pozitë jashtë loje.
Epërsi e lartë e Malishevës
Malisheva e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Drenicës.
Për 3:0 realizoi Assane Diatta, në minutën e 81-të.
Malisheva shënon tjetër gol ndaj Drenicës
Malisheva ka shënuar tjetër gol ndaj Drenicës.
Shënues i golit për 2:0 është Arlind Veliu, në minutën e 76-të.
Për të ishte goli i katërt i sezonit.
Ballkani barazon rezultatin në Suharekë
Ballkani e ka barazuar rezultatin në Suharekë ndaj Prishtinës së Re.
Rezultati tani është 2:2.
Ferizaj për herë të parë në epërsi
Ferizaj ka kaluar për herë të parë në epërsi ndaj Prishtinës.
Golin për 3:2 e shënoi zëvendësuesi Ade Oguns në minutën e 66-të.
Ai realizoi nga afërsia.
Malisheva në epërsi ndaj Drenicës
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës.
Golin e epërsisë 1:0 për vendësit e shënoi Assane Diatta.
Tjetër gol në Hajvali
Është realizuar edhe goli i katërt në ndeshjen që po luhet në Hajvali ndërmjet Prishtinës dhe Ferizajt.
Golin e barazimit 2:2 për Ferizajn e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 56-të.
Prishtina e Re sërish në epërsi ndaj Ballkanit
Prishtina e Re ka kaluar sërish në epërsi ndaj Ballkanit.
Nedim Mekiq shënoi për 2:1 në minutën e 55-të.
Mekiq e realizoi edhe golin e parë.
Prishtina në epërsi, shënon gol zëvendësuesi Ahmeti
Prishtina e ka shënuar goli ne dytë ndaj Ferizajt.
Golin për 2:1 e shënoi Rin Ahmeti në minutën e 47-të.
Ahmeti në fushë u inkuadrua në pjesën e dytë.
Llapi në epërsi prej një goli pas pjesës së parë
Llapi është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë ndaj Gjilanit.
Ariant Hasani shënoi për epërsinë 1:0 të Llapit në minutën e tetë.
Gjilani i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 15-të me supergolin e shënuar nga Armend Thaqi. Thaqi shënoi nga goditja e dënimit.
Hasani shënoi sërish gol në minutën e 27-të për epërsinë 2:1 të Llapit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva po barazon me Drenicën
Malisheva dhe Drenica kanë barazuar në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja po luhet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë dhe u mbyll 0:0.
Prishtina e Re në epërsi pas pjesës së parë
Prishtina e Re ka shkuar në pushim me një gol epërsi ndaj Ballkanit.
Golin për 1:0 në minutën e gjashtë e shënoi Nedim Mekiq.
Pjesa e parë në Hajvali mbyllet baras
Pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Ferizaj, ka përfunduar baras 1:1.
Kjo ndeshje po luhet në Kampin Nacional në Hajvali dhe i takon xhiros së 34-t të Superligës në futboll.
Prishtina kaloi e para në epërsi me golin e Albin Krasniqit në minutën e 14-të.
Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.
Nëntë minuta më vonë, Ferizaj barazoi rezultatin.
Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të.
Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.
Dukagjini në pushim me dy gola epërsi
Dukagjini ka shkuar në pushim me dy gola epërsi ndaj Dritës, kampiones së këtij edicioni.
Finalisti i Kupës i shënoi golat nëpërmjet Besir Isenit në minutën e 34-t dhe Altin Merlakut në minutën e 41-të.
Dukagjini dyfishon epërsinë
Dukagjini e ka dyfishuar epërsinë ndaj Dritës.
Dukagjinit në pjesën e parë iu anulua goli i Iljasa Zulfiut, por goli i Altin Merlakut ishte i rregullt.
Golin e tetë të kampionatit, Merlaku e shënoi në minutën e 41-të.
Dukagjini është duke fituar 2:0 ndaj Dritës.
Gol i bukur nga Hasani, Llapi sërish në epërsi
Arianit Hasani ka shënuar tjetër gol për ta kaluar sërish në epërsi Llapin ndaj Gjilanit.
Hasani realizoi gol të bukur nga afërsia për 2:1 në minutën e 27-të.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t të elitës së futbollit kosovar.
Ferizaj barazon rezultatin
Ferizaj e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës.
Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të.
Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.
Zhbllokohet rezultati në Klinë
Dukagjini e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Dritës në ndeshjen e xhiros së 34-t që po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Finalisti i Kupës së Kosovës shënoi ndaj kampiones së këtij edicioni, në minutën e 19-të.
Shënues ishte qendërmbrojtësi Besir Iseni.
Supergol nga Thaqi, Gjilani barazon shifrat
Gjilani ka barazuar shifrat ndaj Llapit.
Armend Thaqi shënoi supergol për 1:1 në minutën e 15-të.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t të elitës së futbollit kosovar.
Prishtina në epërsi ndaj Ferizajt
Prishtina ka kaluar në persi ndaj Ferizajt. Golin e epërsisë 1:0 për Prishtinën e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 14-të.
Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.
Llapi në epërsi ndaj Gjilanit
Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit.
Për 1:0 shënoi Arianit Hasani në minutën e tetë.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtina e Re në epërsi ndaj Ballkanit
Prishtina e Re ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në ndeshjen e xhiros së 34-t.
Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Nedim Mekiq e shënoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë.