Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Malisheva siguron Evropën, Ferizaj e Prishtina e Re bien nga Superliga

superliga

Dukagjini dyfishon epërsinë

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:43
altin merlaku

Dukagjini e ka dyfishuar epërsinë ndaj Dritës.

Dukagjinit në pjesën e parë iu anulua goli i Iljasa Zulfiut, por goli i Altin Merlakut ishte i rregullt.

Golin e tetë të kampionatit, Merlaku e shënoi në minutën e 41-të.

Dukagjini është duke fituar 2:0 ndaj Dritës.

Gol i bukur nga Hasani, Llapi sërish në epërsi

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:27
KF Llapi

Arianit Hasani ka shënuar tjetër gol për ta kaluar sërish në epërsi Llapin ndaj Gjilanit. 

Hasani realizoi gol të bukur nga afërsia për 2:1 në minutën e 27-të. 

Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t të elitës së futbollit kosovar.

Ferizaj barazon rezultatin

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:26
KF Ferizaj

Ferizaj e ka barazuar rezultatin ndaj Prishtinës.

Golin për 1:1 e shënoi Ruben Silva-Richards në minutën e 23-të.

Ai realizoi nga penalltia të cilën e fitoi Betim Haxhimusa në minutën e 22-të.

Zhbllokohet rezultati në Klinë

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:22
KF Dukagjini

Dukagjini e ka zhbllokuar rezultatin ndaj Dritës në ndeshjen e xhiros së 34-t që po luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. 

Finalisti i Kupës së Kosovës shënoi ndaj kampiones së këtij edicioni, në minutën e 19-të. 

Shënues ishte qendërmbrojtësi Besir Iseni.

Supergol nga Thaqi, Gjilani barazon shifrat

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:21
thaci

Gjilani ka barazuar shifrat ndaj Llapit.

 Armend Thaqi shënoi supergol për 1:1 në minutën e 15-të. 

Ndeshja është e vlefshme për javën e 34-t të elitës së futbollit kosovar.

Prishtina në epërsi ndaj Ferizajt

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:17
fc prishtina

Prishtina ka kaluar në persi ndaj Ferizajt. Golin e epërsisë 1:0 për Prishtinën e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 14-të.

Ai nuk festoi në shenjë respekti për të kaluarën e tij te Ferizaj.

Llapi në epërsi ndaj Gjilanit

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:13
llapi-gjilan

Llapi ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit. 

Për 1:0 shënoi Arianit Hasani në minutën e tetë. 

Kjo ndeshje i takon xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e Re në epërsi ndaj Ballkanit

5 muaj më parë / 17 maj 2026 16:12
Nedim Mekiq

Prishtina e Re ka kaluar në epërsi ndaj Ballkanit në ndeshjen e xhiros së 34-t.

Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Nedim Mekiq e shënoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë.