Roger Federer është vetëm një fitore larg nga titulli i tetë historik në Wimbledon, kjo pasi sot në gjysmëfinale ai e eliminoi Tomas Berdychin, raporton BBC.
35 vjeçari shënoi fitore me rezultat 7-6 (7-4) 7-6 (7-4) 6-4 për t’u kualifikuar në finalen e Wimbledonit, e 11 në karrierë, transmeton Koha.net.
Ai në finale do të përballet me kroatin Marin Cilic, i cili në gjysmëfinale e eliminoi amerikanin Sam Querrey me rezultat 6-7 (6-8) 6-4 7-6 (7-3) 7-5.