Tenistit zviceran Roger Federerit i është mohuar një titull i nëntë në Wimbledon pasi është shokuar në çerekfinale nga Hubert Hurkacz.
Federeri humbi 6:3, 7:6, dhe 6:0 ndaj tenistit që arriti për herë të parë gjysmëfinalen e një Grand Slami.
Hurkacz do të takohet me Matteo Berrettinin ose Felix Auger-Aliassimen për një vend në finalen e së dielës.
“Është shumë e veçantë për mua”, ka thënë Hurkacz që u bë polaku i dytë në histori që arrin gjysmëfinalen. “Të luash këtu dhe për gjërat e veçanta që ai ka bërë... është ëndërr e bërë realitet”.
Për 39-vjeçarin Federer ka qenë humbja e parë me sete rresht të humbura në Wimbledon në 19 vjet.
Kur Federeri kishte fituar titullin e tij të parë të madh në karrierë, Hurkacz ishte vetëm gjashtëvjeçar.