Futbollistë nga e gjithë bota kanë përshëndetur tenistin zviceran Roger Federer, pasi ai e mbylli karrierën në këtë sport.
Federeri të premten e zhvilloi meçin e tij të fundit, dhe mes lotëve u përshëndet me të gjithë.
41-vjeçari ka fituar 20 tituj Grand-Slam, sukses të cilin e kanë arritur vetëm Rafael Nadal e Novak Gjokoviq.
“Faleminderit për karrierën e jashtëzakonshme. Faleminderit për të gjitha momentet e mëdha në tenis. Urime dhe çdo të mirë për ty dhe familjen tënde në të ardhmen”, ka shkruar Bastian Schëeinsteiger.
Postim për të ka shkruar edhe Olivier Giroud, sulmuesi francez i Milanit.
“Përgëzime për karrierën tënde të shkëlqyer dhe për shembullin që ua ke dhënë të gjithëve. Të dëshiroj më të mirën për kaptinën tënde të ardhshme në jetë”, shkroi Giroud.
Edhe
Edhe një legjendë i jep fund karrierës në futboll
Tjetër mesazh prekës ka dhënë edhe portieri i Manchester Unitedit, David de Gea.
“Definicioni i klasit: Roger Federer. Do t’i mungosh tenisit. Faleminderit për të gjitha kujtimet, mjeshtër!”, shkroi De Gea.
“Faleminderit Roger Federer! Përgjithmonë kampion i madh”, është shprehur ylli brazilian i futbollit, Thiago Silva.