Novak Gjokoviq ka siguruar finalen 30-të të një Grand-Slami në karrierën e tij. Tenisti serb është kualifikuar në finalen e turneut prestigjioz Wimbledon për herë të shtatë, duke mposhtur kandezin Denis Shapovalov në gjysmëfinale.
Numri një i tenisit fitoi 3:0 në sete (7:6, 7:5, 7:5), duke mos i dhënë asnjë shpresë 22-vjeçarit Shapovalov.
Gjokoviq do ta kërkojë titullin e gjashtë të Wimbledonit të dielën dhe kërkon të barazojë Roger Federerin dhe Rafael Nadalin me 20 tituj Grand-Slam të fituar.
Përballë do ta ketë italian Matteo Berrettini, i cili renditet i nënti në ranglistën e ATP-së.