Tenisti Novak Gjokoviq, është fitues i Grand Slamit “Wimbledon”.
Gjokoviq të dielën në finale e mposhti tenistin e Australisë, Nick Kyrgios, me rezultatin 3:1 në sete.
Gjokoviq ka fituar Wimbledonin për herë të shtatë.
Për Gjokoviqin është titulli i katërt rresht në Wimbledon, ndërsa tashmë i ka 21 tituj në turnetë Grand Slam.
Kyrgios e fitoi setin e parë 6:4, por më pas tenisti serb nisi dominimin. Setin e dytë e fitoi 6:3, ndërsa setin e tretë e fitoi 6:4.
Setin e katërt dhe vendimtar, Gjokoviq e fitoi me rezultat 7:6 (7:3).
Artikuj të ngjashëm