Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federeri mposht Nadalin për të shkuar në finale të Wimbledonit

Foto: Reuters

Roger Federer është një fitore larg për ta barazuar rekordin me nëntë trofe të Wimbledonit.

Në gjysmëfinale, zvicerani mposhti rivalin e kahmotshëm, Rafael Nadalin, për të luajtur në finalen e madhe kundër Xhokoviqit.

Bartësi i dytë, zvicerani Federer, fitoi 3:1 në sete kundër bartësit të tretë spanjoll, 7:6, 1:6, 6:3 dhe 6:4.

Fitorja e mundshme në finale do të ishte Grand Slami i 21-të në total i fituar, ndërsa ia mohoi Nadalit shansin për të triumfuar për herë të 19-të.

37-vjeçari Federer do të luajë të dielën kundër Xhokoviqit në finale.

Edhe Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit Sporte të tjera Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit

“Jam i shumë i lodhur. Ka qenë ndeshje e vështirë pasi Rafa luajti një lojë tejet të mirë për të mbetur në lojë”, tha ndër të tjerash Federer pas ndeshjes.

Herën e fundit kur Federer u shpall kampion në këtë garë ishte viti 2017.