Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali eliminon Gjokoviqin nga “French Open”

Rafael Nadal e dëshmoi edhe një herë tjetër pse ai është tenisti më i mirë në historinë e “French Open”, duke mposhtur rivalin Novak Gjokoviq në çerekfinale në një ndeshje që zgjati deri në orët e para të mesnatës.

Nadal, i cili po kërkon titullin e 14-të Roland Garros, e nisi dhe përfundoi mirë takimin kundër kampionit në fuqi, duke e mposhtur 3:1 në sete (6:2, 4:6, 6:2, 7:6).

Spanjolli siguroi fitoren pas plot katër orë e 11 minutave lojë.

21-herë fituesi i Grand Slameve do të përballet të premten me numrin tre në botë, Alexander Zverev, në gjysmëfinale të garës.

Nadali, tenisti numër pesë në renditje, është padyshim tenisti më i mirë në fushat me rërë. Ai në “French Open” ka 110 fitore në 113 ndeshje.