Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali tejkaloi lëndimin për të arritur në gjysmëfinale

Ylli i tenisit, Rafael Nadal, ka tejkaluar një lëndim dhe me përmbysje të rezultatit ka mposhtur Taylor Fritzin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Wimbledonit.

Spanjolli, që kishte një “time-out” mjekësor në fund të setit të dytë, ka fituar me rezultatin 3:2 në sete (3:6, 7:5, 3:6, 7:5, 7:6).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjysmëfinale, Nadal takohet me Nick Kyrgios. Kyrgiosi fitoi me 3:0 në sete ndaj Cristian Garin , 6:4, 6:3, 7:6.

Në gjysmëfinalen tjetër të këtij Grand Slami të tenisit takohen Novak Gjokoviq e Cameron Norrie.