Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka arritur në çerekfinale të turneut Grand Slam “Australian Open” me fitore 3:0 në sete ndaj Adrian Mannarinos.
Nadal po synon të fitojë Grand Slamin e 21-të në karrierë, me të cilin do të bëhej rekordmen i vetëm për Grand Slame të fituara në konkurrencën individuale. Aktualisht këtë rekord e ndan me zviceranin Roger Federer e serbin Novak Gjokoviq.
Nadal 35-vjeçar triumfoi në setin e parë ndaj Mannarinos pas një “tie-breaki” epik pas 28 minutave. Triumfoi 7:6 në këtë set, ndërsa “Tie-break” ishte 16:14.
Dy setet tjera Nadal i fitoi 6:2, 6:2.
Nadal në raundin tjetër do të përballet me Denis Shapovalovin.
Artikuj të ngjashëm
-
Nadal fiton finalen dramatike në “Australian Open”, bëhet rekordmen me Grand Slame
-
Nadali eliminohet në çerekfinale të “Australian Open”
-
Gjokoviq triumfon në “Australian Open”, barazon rekordin për Grand Slame të fituara
-
Nadal eliminohet nga Australian Open në rundin e dytë
-
Tenis, Nadal kalon në rrethin e katërt të “US Open”