Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fituar për herë të dytë në karrierë Grand Slamin “Australian Open”.
Nadal fitoi dramën në finale ndaj rusit Daniil Medvedev, që zgjati plotë 5 orë e 24 minuta, me 3:2 në sete (2:6, 6:7, 6:4, 6:4 dhe 7:5).
Me këtë triumf Nadal është bërë rekordmen me Grand Slame të fituara në tenis. Ai i ka 21 Grand Slame tash, ndërsa Roger Federer e Novak Gjokoviq i kanë nga 20.
Nadal ariti të bëjë kthesë të madhe në finale ndaj rusit Medvedev. Ai kishte kaluar në disavantazh prej 2:0 në sete. Rusi fitoi setin e parë 6:2, ndërsa të dytin e fitoi pas “tie-breakut” 7:6.
Por Nadal 35-vjeçar arriti të bëjë përmbysje. Fitoi dy setet e radhës me 6:4. Ndërsa përballja finale u vendos në setin e pestë dhe vendimtar. Në këtë set Nadal ngadhënjeu 7:5.
Edhe
Nadal i emocionuar pas triumfit në “Australian Open”
“Kam menduar se kjo do të jetë paraqitja ime e fundit në ‘Australian Open’, por ky triumf më ka dhënë mjaftueshëm energji për të vazhduar ndoshta. Do të vazhdojë të jap më të mirën dhe të tentoj të rikthehem edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë Nadal.
ENORME @RafaelNadal , ENORME !!
— Juanjo García (@Juanjo5CCF) January 30, 2022
Gracias al deporte evadimos un poco los problemas.
Grande RAFA ! ???????? https://t.co/FeC50gI116
Tenisti spanjoll karrierën profesioniste e nisi në vitin 2001. Ai gjatë karrierës ka fituar 90 tituj, përfshirë 21 Grand Slame.
Më së tepërmi Grand Slame i ka fituar në “French Open”, plot 13 sosh. Në “US Open” i ka 4, ndërsa “Wimbledon” dy e "Australian Open" dy.
Edhe
Nadal mposht Mannarinon, vazhdon rrugëtimin drejt titullit në “Australian Open”
Fillimi i Grand Slamit “Australian Open” kishte rënë në hije të situatës që sillej rreth tenistit serb Novak Gjokoviq. Gjokoviqit iu anulua viza pasi ai kishte gënjyer në plotësimin e formularit për vizë. Ai kishte gënjyer te arsyet që e lironin atë nga vaksinimi për COVID.
