Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka fituar për herë të dytë në karrierë Grand Slamin “Australian Open”.
Nadal fitoi finalen dramatike ndaj rusit Daniil Medvedev, që zgjati 5 orë e 24 minuta. Spanjolli fitoi me 3:2 në sete (2:6, 6:7, 6:4, 6:4 dhe 7:5).
Ky triumf për spanjollin ishte tejet i veçantë.
“Për mua është thjesht e mrekullueshme. Një muaj e gjysmë më parë nuk e dija nëse do të mund të kthehesha përsëri në turne. Dhe sot jam këtu para të gjithëve duke mbajtur këtë trofe. Dhe vërtet nuk e dini se sa shumë kam luftuar për të qenë këtu. Nuk mund të falënderoj sa duhet për të gjithë mbështetjen që kam marrë që kur kam ardhur këtu”, u shpreh Nadal.
Artikuj të ngjashëm
-
Nadal fiton finalen dramatike në “Australian Open”, bëhet rekordmen me Grand Slame
-
Sinner triumfon me rikthim të jashtëzakonshëm në “Australian Open”
-
Nadal humb “Australian Openin” shkaku i lëndimit
-
Nadal eliminohet nga Australian Open në rundin e dytë
-
Rafael Nadal mposht Matteo Berrettinin për të arritur në finalen e Melburnit