Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjokoviq triumfon në “Australian Open”, barazon rekordin për Grand Slame të fituara

Novak Gjokoviq

Tenisti serb Novak Gjokoviq ka triumfuar me 3:0 në sete ndaj grekut Stefanos Tsitsipas (6:3, 7:6 dhe 7:6) të dielën në finalen e turneut Grand Slam “Australian Open”.

Për Gjokoviqin ky ishte triumfi i dhjetë në “Australian Open” dhe njëherit Grand Slami i 22-të i fituar. Ai ka barazuar rekordin e spanjollit Rafael Nadal për Grand Slame të fituara në konkurrencë individuale.

Gjokoviq 35-vjeçar të hënën do të ngrihet në pozitën e parë në renditje botërore.

Greku Tsitsipas ka mbetur të presë për triumfin e parë në një Grand Slam.

Gjokoviqit vitin e kaluar i ishte mohuar pjesëmarrja në “Australian Open”, shkaku i rregullave për vaksinim kundër COVID-19.