Novak Gjokoviq triumfoi në French Open, duke shënuar rekord të 23-të të Grand Slamit, duke vendosur rekord me Grand Slame të fituara.
Për Gjokoviqin ishte Grand Slami i 23-të, raportoi BBC-ja.
Ai mposhti në finale kundërshtarin e tij norvegjez, Casper Ruud, duke mbajtur epërsi që në fazat fillestare. Fitoi me rezultat 7-6 (7-1), 6-3 dhe 7-5. 36-vjeçari është i pari që ka fituar nga tri herë të katër Grand Slamet.
Ai tha pas ndeshjes se nuk po beson që ka fituar.
“Jam tepër me fat që fitoj 23 Grand Slam në jetën time, është e pabesueshme. Isha shtatëvjeçar që ëndërroja se mund të fitoja Wimbledonin një ditë dhe të bëhesha numri një në botë. Jam shumë mirënjohës”, deklaroi ai.
Gjokoviqi e ka kaluar tenistin Rafael Nadal, që i ka 22 Grand Slame të fituara.
-
Gjokoviq triumfon në “Australian Open”, barazon rekordin për Grand Slame të fituara
-
Gjokoviqi fiton Wimbledonin
-
Sinner mposht Gjokoviqin, kalon në finale të Wimbledonit
-
Finale dramatike, Zverev fiton Grand Slamin e parë
-
19-vjeçari Fonseca me kthim të mahnitshëm për fitore madhështore ndaj Gjokoviqit