Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

19-vjeçari Fonseca me kthim të mahnitshëm për fitore madhështore ndaj Gjokoviqit

Joao Fonseca

Tenisti i ri, Joao Fonseca, ka shënuar fitore të madhe në raundin e tretë të “French Open”.

Të premten mbrëma, braziliani 19-vjeçar fitoi 3:2 në sete ndaj Novak Gjokoviqit.

Tenisti serb i fitoi dy setet e para 6:4, 6:4.

Më pas Fonseca u kthye me fitore 6:3 dhe dy sete të tjera me 7:5.

Ndeshja zgjati gati pesë orë. 

Fonseca shfaqi qetësi të madhe në momente të presionit.