Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz ka triumfuar bindshëm të premten mbrëma ndaj serbit Novak Gjokoviq me 3:0 në sete, duke siguruar kalimin në finale të turneut Grand Slam të tenisit “US Open”.
Alcaraz triumfoi 6:4, 7:6 dhe 6:2. Përballja zgjati dy orë e 23 minuta.
Alcaraz në finale do të ketë përballë kampionin në fuqi, Janick Sinnerin.
“Kam luajtur shumë mirë dhe jam i lumtur që kam arritur në finalen time të dytë në ‘US Open’”, tha Alcaraz 22-vjeçar. “Jam munduar të luaj një meç më fizik dhe mendoj se ia dola”.
Artikuj të ngjashëm
-
Alcarazi shkatërron Gjokoviqin për triumf në Australian Open
-
Sinner shkatërron Gjokoviqin, kualifikohet në finale të Wimbledonit
-
“French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike
-
Sinner mposht Gjokoviqin, kalon në finale të Wimbledonit
-
19-vjeçari Fonseca me kthim të mahnitshëm për fitore madhështore ndaj Gjokoviqit