Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer i pandalshëm, arrin gjysmëfinalen e Wimbledonit

Roger Federer është në ndjekje të titullit të tetë në Wimbledon, pasi u kualifikua në gjysmëfinale pas fitores ndaj Milos Raonicut.

Zvicerani fitoi me rezultat 6-4 6-2 7-6 (7-4), transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

35 vjeçari në gjysmëfinale do të përballet me Tomas Berdych të premten.

Me Andy Murrayn që sot u eliminua, dhe Novak Gjokoviqin që u lëndua, Federer shihet si favoriti kryesor për të triumfuar në edicionin e sivjetmë.

Në gjysmëfinalen tjetër Sam Querrey do të përballet me kroatin Marin Ciliq.