Tenisti i famshëm zviceran Roger Federer do të mungojë në Grand Slamin “Roland Garros”, pasi i duhet të operohet në gjurin e djathtë, bën të ditur gazeta zvicerane “Blick” të enjten, transmeton Koha.net.
Zvicerani 38-vjeçar është operuar në gjurin e djathtë të mërkurën dhe do të mungojë deri në qershor.
“Gjuri im i djathtë më shqetësonte për një kohë tash. Shpresoja se do të përmirësohej situata, por pas një kontrolli dhe diskutimeve me skuadrën time vendosa që dje të operohesha në Zvicër. Mjekët kanë konfirmuar se ishte vendimi i duhur dhe janë optimist se gjuri do të kurohet plotësisht”, ka njoftuar Federer, fitues i 20 turneve Grand Slam.
Ai do të humbas turnetë në Dubai, Indian Wells, Bogota, Miami dhe Grand Slamin “Roland Garros”.
“Unë jam falënderues për përkrahjen. Mezi po pres të vazhdoj të luaj. Do të shihemi në pjesën e stinorit të turneve në fushë me bar”, ka thënë Federer.