Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federeri tërhiqet nga “French Open”

20 herë fituesi i Grand-Slameve, Roger Federer, është tërhequr nga gara e “French Open”. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë tenisti zviceran nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale të dielën.

39-vjeçari e mposhti Dominik Koepferin e Gjermanisë në orët e hershme të së dielës me rezultatin 3:1 në sete, 7:6, 6:7, 7:6 dhe 7:5. Ky meç zgjati tri orë e gjysmë.

Federeri iu nënshtrua dy herë operimit në gju në vitin 2020 dhe është tërhequr që të përkujdeset më shumë për trupin e vet.

“Është e rëndësishme që ta dëgjoj trupin dhe të jem i sigurt që të mos rrezikoj kaq shpejtë në rrugën time drejt shërimit”, ka shkruar Federeri.

Zvicerani pritet ta nis sezonin në “Halle Open” më 12 qershor, ndërsa “Wimbledoni” nis më 28 qershor

Artikuj të ngjashëm