Roger Federer ka konfirmuar se nuk do të luajë në “Australian Open” për shkak se është duke u shëruar nga lëndimi dhe nuk pritet të luajë as në “Wimbledon” vitin tjetër.
20-herë kampioni i Grand-Slameve nuk ka luajtur qëkur u mposhtu në çerekfinale të “Wimbledonit” në muajin korrik dhe i është nënshtruar edhe një operimi të gjurit.
40-vjeçari nga Zvicra i ka thënë mediumit “Le Matin” se nuk pret që të kthehet si garues deri në verën e ardhshme.
“Do të isha shumë i befasuar nëse do të mund të luaja në Wimbledon. Do të kthehem i qetë në muajin janar për t’i nisur përgatitjet në arenat e tenisit. Besoj se mund të kthehem në verën e vitit 2022”, ka thënë Federer.
Kampionati i “Wimbledonit” në vitin 2022 nis më 27 qershor.
Federer është i vendosur që të kthehet sërish në nivele të larta dhe të pensionohet kur e sheh ai të arsyeshme.