Roger Federer u tërhoq nga Australian Open të hënën ndërsa ai vazhdon punën për t’u kthyer në aksion pas dy operacioneve në gjurin e tij të djathtë dhe një mungese turne që do të zgjasë më shumë se një vit.
Është hera e parë që gjashtë herë kampioni nuk merr pjesë në Grand Slamin tenisit "Australian Open" dhe i jep fund serisë së 21 paraqitjeve rresht në Melbourne.
Shorti për Australian Open u shty për tre javë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe tani është planifikuar të fillojë më 8 shkurt.
Federer nuk ka luajtur një ndeshje turneu që kur humbi ndaj Novak Gjokoviq në gjysmëfinale në Australian Open në janar të këtij viti.