Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kyrgios nuk do të luajë në “Australian Open”

Tenisti Nick Kyrgios ka thënë se nuk do të marrë pjesë në turneun Grand-Slam “Australian Open” në muajin janar, për shkak të telasheve me lëndime.

28-vjeçari mungoi në të gjitha turnetë në vitin 2023 për shkak të lëndimeve në nyje të dorës, gju dhe këmbë.

“Dua t’u bëj me dije se turpi im ka nevojë për pushim deri kur të ndihet i gatshëm për t’u rikthyer sërish”, ka thënë Kyrgios, nënkampion i “Wimbledonit” në vitin 2022.

Në “Australian Open”, Kyrgios suksesin më të madh e kishte arritur në vitin 2015, kur kishte kaluar deri në çerekfinale.