Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kyrgios suspendohet pasi doli pozitiv në testin për kokainë

Nick Kyrgios

Tenisti Nick Kyrgios është suspenduar përkohësisht pasi doli pozitiv në testin për kokainë. Tenisti i Australisë bëri testimin gjatë “Mallorca Open” më 22 qershor.

Dhe rezultati ishte pozitiv për benzoilekgoninë, një metabolik i kokainës. 

Ish-numri 13 në botë, Kyrgios, është i pezulluar që nga 4 gushti, shkruan BBC të mërkurën.

Ai mund ta apelojë vendimin, por nuk e ka bërë këtë deri më tani.

Kyrgios shkroi se ka bërë gabim të madh dhe se e merr përgjegjësinë e plotë për këtë. 

31-vjeçari i ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë stinor. Ai ka pasur probleme me lëndime të ndryshme në vitet e fundit.