Stefan Miliqeviq është dënuar me 24 vjet suspendim për shkak të kurdisjeve të ndeshjeve të tenisit dhe rekrutimin e lojtarëve të rinj në “rrjetin e korruptuar”.
Dënimi për tenistin serb është njëri prej ndëshkimeve më të rënda që kanë dhënë hetuesit anti-korrupsion. Është dënim thuajse përjetë.
Miliqeviq nuk do të ketë të drejtë të përfshihet në tenis deri në tetor të vitit 2050.
Në ranglistën botërore, ai arriti deri në pozitën e 1,338, në vitin 2014.
Ai është dënuar për gjashtë ndeshje të kurdisura, përfshirë pesë në të cilat ai ka garuar.
Këto ndeshje përfshijnë periudhën 2022-2024.
Autoriteti Ndërkombëtar për Integritetin në Tenis (ITIA), e ka dënuar 29-vjeçarin edhe për tentimin për të rekrutuar disa tenistë të rinj “si pjesë e rrjetit të korruptuar gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa rezultoi me manipulimin e ndeshjeve edhe nga ata”.
Ai po ashtu është gjobitur me mbi 62 mijë euro.