Thirrjet dhe banerët për kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq, i kanë kushtuar shumë Crvena Zvezdës së Beogradit.
Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA), e dënoi të premten në mbrëmje Crvena Zvezdën me 90 mijë euro për “thirrje që nuk përshtaten në ngjarje sportive”, si dhe për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese”. Thirrjet dhe shfaqja e banerëve ishin bërë në ndeshjen e 27 gushtit, në ndeshjen Viktoria Plzen – Crvena Zvezda që përfundoi 5:1 dhe ishte ndeshja kthyese e plejofit për inkuadrim në Champions.
Paraqitja pa tifozë në garat evropiane në dy ndeshjet e ardhshme në udhëtim është një tjetër dënim që e ka marrë klubi serb.
Krimineli i luftës, Mlladiq, që ishte dënuar me burgim të përjetshëm, vdiq në burgun e Hagës në moshën 84-vjeçare.
Mladiqi u dënua në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, për gjenocid në Srebrenicë, përndjekje të popullsisë civile, shfarosje dhe vrasje, dëbim dhe akte çnjerëzore, terrorizim dhe sulme të paligjshme ndaj Sarajevës, si dhe marrjen peng të ushtarëve të OKB-së.
-
UEFA do ta dënojë Zvezdën pasi kujtoi kriminelin Mladiq
-
Roth: Nuk e kam menduar kurrë se krimineli Mlladiq do të merrte nderime në Beograd
-
Serbia e pret me nderime të larta ushtarake trupin e kriminelit të luftës Mlladiq
- Ku mbeti “Serbia evropiane”?
-
Krimineli i vdekur Mladiq dhe Dodiku trazojnë sportin në Bosnjë-Hercegovinë