Pasi u kritikuan për heshtje rreth glorifikimit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq u deklaruan të martën në mëngjes edhe presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke i quajtur pamjet nga Beogradi si “shokuese”.
“Pamjet nga funerali i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin shokuese. Ratko Mlladiq ishte i dënuar për krime lufte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime tjera. Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve serbë në varrim është për keqardhje të thellë. Ky është një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së re evropiane dhe është kundër vlerave që çojnë Serbinë drejt BE-së”, thuhet në postimet që kanë bërë me të njëjtën përmbajtje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der leyn dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. “Kujtimet tona sot janë me viktimat e krimeve të kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë”, thuhet në prononcimet e dy krerëve të dy institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.
Costa dhe Vasn der Leyen ishin kritikuar dje edhe nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq për heshtje. Shefi i qeverisë kroate kishte thënë se glorifikimi i Mlladiqit nga ana e Serbisë nuk është diçka për të cilën mund të flasin vetëm zëdhënësit në BE, por duhet të deklarohen edhe Costa, Von der Leyen dhe Kallas. Nga burimet diplomatike mësohet se edhe nga shtetet tjera është kërkuar që të reagohet në mënyrë më të qartë nga BE-ja.
-
Konjufca për glorifikimin e Mlladiqit: Akt turpi i thellë moral dhe politik
-
Palokaj për varrimin e kriminelit Mlladiq me nderime shtetërore: KE-ja s’e pa atë që e pa e gjithë bota
-
Biserko: Komisioni Evropian ende peng i politikave përkëdhelëse ndaj Vuçiqit
-
Krimineli Mlladiq varroset me nderime shtetërore e ushtarake. BE: S’ishin nderime shtetërore
-
Sarajeva tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiqit me nderime shtetërore