Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Vuçiqi komenton deklaratat e Von der Leyenit dhe Costas për funeralin e kriminelit të luftës Mlladiq

Aleksander Vuciq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, që kanë thënë se janë shokuar nga pamjet e djeshme të funeralit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq. 

Mlladiq u varros të hënën në Beograd me nderime, përkundër thirrjeve nga Bashkimi Evropian që një i dënuar për gjenocid të mos glorifikohet. Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë ku po vuante burgim të përjetshëm për gjenocid. Ai njihej si "Kasapi i Ballkanit". 

Vuçiqi tha se ka respekt për Von der Leyenin e Costan, duke thënë se ata “kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë”.  

“Për këta dy persona nuk kam asgjë të keqe për të thënë. Ata kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë dhe do të respektoj çfarëdo që ata të thonë apo të bëjnë, ndaj meje apo ndaj kujtdo tjetër që është në pushtet në Serbi. Ata janë sjellë në mënyrë korrekte ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi për "RTS".

Duke folur për deklaratën, Vuçiqi tha se ajo ishte hartuar me kujdes.

Edhe Deklarohen edhe Costa dhe Von der Leyen: Pamjet nga funerali i Mlladiqit ishin shokuese Rajon Deklarohen edhe Costa dhe Von der Leyen: Pamjet nga funerali i Mlladiqit ishin shokuese

“Unë do të veçoja prej saj diçka që nuk e kuptoj plotësisht. Si mendoni t’u përcaktoni njerëzve se kush mund të shkojë në funeral dhe kush jo, e pastaj të tronditeni nga pamjet nga Beogradi? Dhe në deklaratë thoni se kjo ndodh për shkak se dikush i glorifikon njerëzit si heronj”, tha Vuçiqi.

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i kanë quajtur shokuese pamjet nga Beogradi, ku të hënën është varrosur me nderime të larta i dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiq.

“Pamjet nga funerali i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin shokuese. Ratko Mlladiq ishte i dënuar për krime lufte. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Vdiq duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë dhe krime të tjera. Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa zyrtarëve serbë në varrim është për keqardhje të thellë. Ky është një dështim për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë së re evropiane dhe është kundër vlerave që çojnë Serbinë drejt BE-së”, thuhet në postimet që kanë bërë me të njëjtën përmbajtje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der leyn dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. “Kujtimet tona sot janë me viktimat e krimeve të kryera në hapësirën e ish Jugosllavisë”, thuhet në prononcimet e dy krerëve të dy institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian.

Vuçiqi theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për fuqinë e saj dhe “për raportin e madhësisë së Serbisë me Evropën”.

Edhe BE-ja i quan shokuese pamjet nga varrimi i Mlladiqit, Kurti akuzon Serbinë për adhurim të gjenocidit Arbëri BE-ja i quan shokuese pamjet nga varrimi i Mlladiqit, Kurti akuzon Serbinë për adhurim të gjenocidit

Ai tha se Serbia do të vazhdojë ta ruajë paqen dhe stabilitetin, të përparojë dhe ta forcojë ushtrinë e saj.

“Ata kanë krijuar aleanca ushtarake! Kroacia, Prishtina dhe Tirana, jo ne! Dhe tani thonë: Serbia po armatoset? Jo, ne do të shikojmë që të na shkelni dhe të kryeni agresion ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi.