Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratat e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, që kanë thënë se janë shokuar nga pamjet e djeshme të funeralit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.
Mlladiq u varros të hënën në Beograd me nderime, përkundër thirrjeve nga Bashkimi Evropian që një i dënuar për gjenocid të mos glorifikohet. Mlladiq vdiq në fund të muajit të kaluar në Hagë ku po vuante burgim të përjetshëm për gjenocid. Ai njihej si "Kasapi i Ballkanit".
Vuçiqi tha se ka respekt për Von der Leyenin e Costan, duke thënë se ata “kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë”.
“Për këta dy persona nuk kam asgjë të keqe për të thënë. Ata kanë qenë gjithmonë në anën e Serbisë dhe do të respektoj çfarëdo që ata të thonë apo të bëjnë, ndaj meje apo ndaj kujtdo tjetër që është në pushtet në Serbi. Ata janë sjellë në mënyrë korrekte ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi për "RTS".
Duke folur për deklaratën, Vuçiqi tha se ajo ishte hartuar me kujdes.
“Unë do të veçoja prej saj diçka që nuk e kuptoj plotësisht. Si mendoni t’u përcaktoni njerëzve se kush mund të shkojë në funeral dhe kush jo, e pastaj të tronditeni nga pamjet nga Beogradi? Dhe në deklaratë thoni se kjo ndodh për shkak se dikush i glorifikon njerëzit si heronj”, tha Vuçiqi.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, i kanë quajtur shokuese pamjet nga Beogradi, ku të hënën është varrosur me nderime të larta i dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiq.
"The scenes from Ratko Mladic's funeral yesterday in Belgrade were shocking. Ratko Mladic was convicted of war crimes. He was sentenced to life imprisonment for genocide, war crimes and crimes against humanity. He died while serving a life sentence for genocide in Srebrenica and other crimes. The elements of official support and the presence of some Serbian officials at the funeral are deeply regrettable. This is a failure to confront a dark chapter in the new European history and is against the values that lead Serbia towards the EU," said posts with the same content by the President of the European Commission, Ursula von der Leyen, and the President of the European Council, Antonio Costa. "Our thoughts today are with the victims of the crimes committed in the space of the former Yugoslavia," said the statements of the two heads of the two main institutions of the European Union.
Vuçiqi theksoi se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme për fuqinë e saj dhe “për raportin e madhësisë së Serbisë me Evropën”.
Ai tha se Serbia do të vazhdojë ta ruajë paqen dhe stabilitetin, të përparojë dhe ta forcojë ushtrinë e saj.
“Ata kanë krijuar aleanca ushtarake! Kroacia, Prishtina dhe Tirana, jo ne! Dhe tani thonë: Serbia po armatoset? Jo, ne do të shikojmë që të na shkelni dhe të kryeni agresion ndaj vendit tonë”, tha Vuçiqi.
Vuçiqi tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor.