Support TIME. Preserve the truth.
region

Von der Leyen and Costa shocked by Mladic's official funeral ceremony in Serbia

Ursula von der Leyen

Photo: Associated Press

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, janë shprehur të shokuar me ceremoninë lamtumirëse që iu organizua kriminelit të luftës Ratko Mlladiq, një ditë më parë në Beograd.

Të dy e ritheksuan se Mlladiqi ishte i dënuar për krime lufte dhe përgjegjës për gjenocid.

“Fotografitë nga funerali i Ratko Mlladiqit dje në Beograd ishin shokuese...”, thuhet në reagimin e tyre në X. “Elementet e mbështetjes zyrtare dhe prania e disa figurave të larta serbe në funeral janë thellësisht për keqardhje. Ato shfaqin dështimin për t’u përballur me një kapitull të errët të historisë më të fundit të Evropës dhe bien ndesh me vlerat që mbështesin rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”.