Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Atletikë, kampionia e botës dështon në testin e dopingut

Peres Jepchirchir

Kampionia e botës dhe medalistja e artë Olimpike në maratonë, Peres Jepchirchir, është suspenduar përkohësisht nga Njësia e Integritetit e Atletikës, pasi ka dështuar në testin e dopingut. 

Ajo ka dalë pozitiv për eritropoietin (EPO). 

Keniani Jepchirchir e dha mostrën para se ta fitonte maratonën në Sydney të Australisë më 30 gusht 2026. 

33-vjeçarja e kishte mbyllur garën për dy orë, 18 minuta e 31 sekonda. 

Eritropoietini është substancë natyrale që prodhohet brenda veshkave dhe stimulon krijimin e rruazave të reja të kuqe të gjakut. 

Nëse injektohet, mund të detektohet vetëm nëpërmjet urinës apo gjakut, por brenda një periudhe të shkurtër kohore.