Dy herë kampioni olimpik, Eliud Kipchoge, ka thënë se “trupi i tij ende është në formë”, pasi e fitoi maratonën në Melburn, në moshën 41-vjeçare.
Atleti kenian e mbylli garën për dy orë, nëntë minuta e 10 sekonda.
Ai e fitoi maratonën për herë të 17-të në karrierë dhe për herë të parë që prej maratonës së Berlinit në vitin 2023.
Australiani Thomas do Canto ishte i dyti me kohën 2 orë, 10 minuta e 35 sekonda, ndërsa bashkëkombësi i tij, Reece Edwards, ishte i treti.
Synim i Kipchoges është përfundimi i maratonave në shtatë kontinente brenda dy vjetësh, përfshirë Antarktikën.
Kipchoge konsiderohet vrapuesi më i mirë i të gjitha kohëve, sa i takon shtigjeve të gjata.
Ai ka dy të arta në Lojërat Olimpike si dhe nga një medalje të argjendtë e të bronztë në 5000 metra vrapim.
Ka edhe një titull bote dhe dy rekorde zyrtare botërore.