Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Atletët e Kenisë vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës

Kenia

Atletët nga Kenia kanë vazhduar dominimin në Maratonën e Prishtinës.

Tashmë dihet fituesi në disiplinën kryesorë, atë në vrapimin në maratonë, përkatësisht në 42 kilometra. 

Fitues është keniasi John Njuguna Kuria. 

Shumë atletë janë ende në shteg. 

Në edicionin e 26-të të Maratonës së Prishtinës u paraqitën mbi 1500 pjesëmarrës. Shumica janë amatorë. 

Edhe Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës Sporte të tjera Vrapuesit nga Kenia vazhdojnë dominimin në Maratonën e Prishtinës

Tri vendet e para në konkurrencë të meshkujve u takuan keniasve.


Nis edicioni i 26-të i maratonës “Prishtina 2026”

Ka nisur edicioni i 26-të i Maratonës “Prishtina 2026”, në distancën e plotë prej 42 kilometrash. Starti dhe finishi i garës është para Teatrit Kombëtar të Kosovës në kryeqytet.

Përveç maratonës së plotë, programi përfshin edhe gjysmëmaratonën prej 21.1 kilometrash, garën 10-kilometërshe dhe atë 5-kilometërshe. Për fëmijët është paraparë edhe vrapimi familjar në distancën prej dy kilometrash.

Janë regjistruar rreth 1 mijë e 600 pjesëmarrës, ndërsa në mesin e tyre ka edhe vrapues profesionistë, ashtu edhe garues që për herë të parë do të sfidojnë distancën prej 42 kilometrash.

Kështu, Prishtina sot është shndërruar në një arenë të madhe të sportit dhe një festë për të gjithë dashamirët e vrapimit.

Edhe Mbi 1200 pjesëmarrës në Maratonën e Prishtinës Arbëri Mbi 1200 pjesëmarrës në Maratonën e Prishtinës

Policia e Kosovës bën të ditur se, sot do të ketë bllokime të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, si rrjedhojë e organizimit të maratonës ndërkombëtare “Prishtina 2026”.

Policia tha se të dielën prej orës 09:00 deri në përfundim të maratonës do të ndërpritet qarkullimi për vetura në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, në drejtim të Pejës dhe anasjelltas, deri te kyçja në autostradën “Ibrahim Rugova”. /KP