Sabastian Sawe ka shkruar histori në Maratonën e Londrës, të dielën, duke u bërë vrapuesi i parë që e përfundon garën për më pak se dy orë.
30-vjeçari nga Kenia hyri në finish për 1 orë, 59 minuta e 30 sekonda. Rekordi i kaluar botëror ishte 2 orë e 35 sekonda, i vendosur në vitin 2023 nga Kelvin Kiptum.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLegjenda Eliud Kipchoge u bë i pari vrapues që e vrapoi maratonën për më pak se dy orë, në vitin 2019. Por ai vrapim nuk u numërua rekord, pasi ishte zhvilluar nën kushte të caktuara.
Maratona është vrapim në 42 kilometra e 195 metra.
Në gjysmë të shtegut, Sawe arriti për 1 orë e 20 sekonda. Gjysmën e dytë e vrapoi edhe më shpejt.
Debutuesi Yomif Kejelecha ishte i vetmi që mbajti ritmin me rekordemenin e ri. Kejelcha përfundoi i dyti me kohë prej 1 orë, 59 minuta e 41 sekonda.