Roger Federare nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpik, ka njoftuar tenisti zviceran të martën në rrjetet sociale. Ai thotë se nuk është gatshëm për shkak të lëndimit të gjurit.
“Gjatë sezonit fatkeqësisht pësova një lëndim në gjurin tim dhe pranova që duhej të hiqja dorë nga Lojërat Olimpike në Tokio. Unë jam shumë i zhgënjyer sepse ishte gjithmonë një nder dhe një moment kryeso i karrierës time kur përfaqësova Zvicrën”, ka thënë 39-vjeçari.
Ai shpreson të kthehet sa më shpejtë, ndërsa ka nisur rehabilitimin në Basel. “I uroj fat ekipit zviceran”, ka theksuar 20 herë fituesi i Grand Slameve. Javën e kaluar, Federer ishte pjesë e delegacionit zviceran për Tokio.