Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federeri nuk është i sigurt për Lojërat Olimpike

Roger Federer ende nuk është i sigurt nëse do të garojë në Lojërat Olimpike, ndërsa të shtunën ka thënë se ai dhe ekipi i tij do ta shqyrtojnë situatën pas turneut të “Wimbledonit”.

“Nëse luaj shumë mirë këtu ose shumë keq, mendoj se do të ketë ndikim se si mund të jemë gjatë verës. Megjithatë, dëshira ime është që të shkoj në Olimpiadë. Dua të luajë sa më shumë turne që është e mundur. Ne kemi vendosur të shkojmë në “Wimbledon”, pastaj do të ulemi si ekip dhe do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Federer në një video-konferencë të shtunën.

“Wimbledoni” përfundon më 11 korrik, ndërsa më 23 korrik nisin Lojërat Olimpike.

Dy tenistë tjerë të njohur që nuk do të jenë pjesë e “Wimbledonit” apo edhe e Olimpiadës janë Rafael Nadal që ka thënë se ka nevojë për pushim, dhe Dominic Thiem, i cili së fundmi pësoi lëndim në kyçin e dorës.

Federeri, njësoj si Nadali, kanë nga 20 Grand-Slame të fituara. Zvicerani i ka fituar edhe dy medalje Olimpike, një të argjendtë dhe një të artë.

Më 8 gusht, Federeri e feston ditëlindjen e 40-të.

Artikuj të ngjashëm