Tenisti numër tre në botë Rafael Nadal nuk do të marrë pjesë në turneun Grand Slam “Wimbledon” që mbahet këtë muaj e po ashtu edhe në Lojërat Olimpike në Tokio.
Fituesi i 20-të Grand Slameve ka thënë se duhet të rikuperohet pas stinorit të gjatë në fushë me argjilë.
“Kurrë nuk është vendim i lehtë, por pasi kam dëgjuar trupin tim dhe kam diskutuar me skuadrën time, e kuptoj se është vendim i duhur. Synimi është të zgjasë karrierën dhe të vazhdojë të bëjë atë që më bën të lumtur”, ka thënë Nadal 35-vjeçar.
Ai ka shtuar se synon të garojë në nivelin më të lartë.
Nadal kishte dhënë sinjale se do të marrë këtë vendim pasi pësoi nga tenisti serb Novak Gjokoviq javën e kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit “French Open”.