Rafael Nadal shpreson që të luajë në “Wimbledon” pasi është duke u munduar ta tejkalojë problemin e vazhdueshëm në këmbë.
Kampioni i 22 “Grand-Slameve” ka thënë se nuk do të vazhdojë të luajë nëse do t’i duhet të marrë injeksione në këmbën e majtë.
Megjithatë, spanjolli iu nënshtrua disa ushtrimeve javën e shkuar për ta tejkaluar dhimbjen në nerv, dhe po planifikon të luajë në “Wimbledon”.
Turneu prestigjioz do të nisë më 27 qershor.
Dy herë kampioni i këtij turneu është duke ushtruar në fusha me bar në Mallorca, për ta testuar formën e tij fizike.
Artikuj të ngjashëm